27 vjet nga përmbysja e 'Enver Hoxhës', Berisha: Lëvizja studentore, forcë njerëzore nukleare

Në 27-vjetorin e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë ka folur sot ish-kryeministri Sali Berisha. Berisha e ka quajtur Lëvizjen studentore, “energji, forcë njerëzore nukleare”.

Ish-Kryeministri e vlerësoi mjaft, qëndrueshmërinë, kurajon dhe guximin e studentëve të atyre ditëve në konferencën “Ju flet Radio....” organizuar për përkujtimin e atij revolucioni demokratik.

"Lëvizja studentore u bë promotor kryesor dhe në datën 20 shkurt - mund të them se ajo ishte një energji njerëzore nukleare, forcë njerëzore nukleare - mori drejtimin e duhur dhe pati vetëm vetëm një të plagosur me snaiper; nuk pati asnjë thyerje; pra, ishte protesta më paqesore.”