Konflikti në Siri, vriten civilë në Ghoutën Lindore

Bombardimet  e forcave qeveritare siriane kanë vrarë dhjetëra civilë në Ghoutën Lindore që mbahet nga rebelët, thonë aktivistët e të drejtave të njeriut .

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, të paktën 77 civilë, përfshirë 20 fëmijë, u vranë  të hënën në sulmet ajrore, sulmet me raketa dhe artileri në pjesën e rrethuar në periferi të Damaskut.

Duke kërkuar ndalimin e bombardimeve, një zyrtar i OKB ka thënë se situata është duke dalë jashtë kontrollit.