Shpërthen analisti: Ambasadorët sillen si protektorë, duhet të...

Analisti Fatos Lubonja ka shprehur kritika të forta ndaj ambasadorëve të akredituar në Tiranë, që sipas tij sillen si protektorë dhe pastaj nuk mbajnë përgjegjësi për ato që thonë. i pranishëm në studion e News 24, Lubonja tha se ambasadorët po marrin rolin e prindërit te ne.

 “Ndërkombëtarët sillen si protektorë pa përgjegjësi. Kuptojmë që ky zotëria për këto që thotë duhet të mbajë përgjegjësi, jo nesër të ikë dhe të mos mbajë përgjegjësi. Këta duhet të sillen ndryshe të tentojnë të na ndihmojnë të rritemi dhe jo të marrin rolin e prindit tek ne. Reforma në Drejtësi siç shihet po dështon, se ajo ONM nuk po mblidhet. Ne ju japim fuqi protektorë ku protektorët nuk mbajnë përgjegjësi,” deklaroi Lubonja.