Bakaj sherr me tifozët e Partizanit pas ndeshjes, nevojitet ndërhyrja e policisë

Elis Bakaj u zëvendësua në minutat e fundit të sfidës me Partizanin, por sulmuesi i Kukësit u ndëshkua me të kuq nga Kridens Meta, edhe pse jashtë fushe.

Kartonin, Bakaj e mori për ofendime ndaj tifozëve të kuq.

Gjaknxehtësia ka vijuar edhe më tej. Pas ndeshjes, sulmuesi dhe tifozët e Partizanit janë përfshirë në një sherr. Për të qetësuar situatën, kanë ndërhyrë edhe forca të shumta policie.