Der Spiegel Rugovës: Thaçi ju quajti tradhtar që duhet të pushkatoheni menjëherë... Kjo ishte përgjigjia e presidentit

Në një intervistë në vitin 2000, presidenti Ibrahim Rugova, ishte pyetur nga gazeta gjermane Der Spiegel, lidhur me akuzat e Hashim Thaçit drejtuar Rugovës.

“Imazhi juaj u dëmtua para një viti, kur u bë publike takimi i juaj me Miloseviçin. Kundërshtari i juaj, Thaçi, ju quajti një tradhtar, te cilin duhet ta pushkatonin menjëherë. A e keni ende besimin tek populli?”, kishte pyetur gazeta gjermane Rugovën.

Ndërsa, përgjigjia e presidentit kishte qenë se kjo ishte një propagandë primitive nga Tirana dhe Beogradi, shkruan "Bota sot".

 “Populli im kurrë nuk ka qenë në dyshim për sjelljet e mia. Ajo ishte një propagandë primitive nga Tirana dhe Beogradi. Nëqoftese do kishim nesër zgjedhje presidenciale, ato prapë unë do i fitoja. shqiptaret dine t’i çmojnë gjera e vlefshme”, kishte thënë Rugova në intervistën për Der Spiegel.