VIDEO/ Partizani-Kukësi, shënohet goli i tretë. Rezultat i pabesueshëm
Në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet po luhet ndeshja më e rëndësishme e javës së 20-të të Superligës mes Partizanit dhe Kukësit, shkruan SYRI.net.
Pjesa e parë u mbyll me fitoren minimale 1-0 të Partizanit. Golin e vetëm e shënoi Gojkovic në minutën e 43-të.
Në pjesën e dytë, në të 66’ la nervozizëm në fushë. Bakaj i Kukësit kapet me Culum dhe arb itri ndëshkon me karton të kuq lojtarin e Partizanit.
Menjëherë pas këtij momenti, kuksianët gjejnë golin e barazimit me Gurin, 1-1.
Momenti i mirë i kampionëve në fuqi shfrytëzohet në të 70’, ku Hoxha zhytet me kokë duke kaluar Kukësin në avantazh, 1-2.