VIDEO/ Partizani-Kukësi, zhbllokohet rezultati në fundin e pjesës së parë. Në festë tifozët...

Në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet po luhet ndeshja më e rëndësishme e javës së 20-të të Superligës mes Partizanit dhe Kukësit, shkruan SYRI.net.

Pjesa e parë u luajt me ritëm të lartë ku të dy ekipet, edhe pse në një terren të rënduar, u përpoqën për të shënuar, duke patur rastet e tyre.

Megjithatë në minutën e 43-të zhbllokohet rezultati. Gojkovic brenda zone me një gjuajtje të saktë me kokë kalon Partizanin në avantazh.