Shpërthejnë tifozët e Partizanit ndaj drejtorit të klubit: Olsi Rama është palaço

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, tifozët e Partizanit, “Ultras Guerris” kanë reaguar duke quajtur drejtorin e klubit, Olsi Rama dhe drejtorin e policisë palaço.

Serish jashte stadiumit, drejtore klubi e polici palaço ! Guerrils mbeten te palekundur per te mos pranuar ne asnje menyre shantazhin policor. Do e vazhdojme luften deri ne fund ! Fakti qe policia deklaron 2 ore para ndeshjes masen antikushtetuese dhe antiligjore tregon qe nuk duan tifozet ne stadiume por duan presidentet drejtorat”, shkruajnë tifozët e Partizanit.