VIDEO/ Xhamajkani këndon e kërcen me këngët e Shpat Kasapit në dasmën e vet

Kjo është atmosfera nga “Lufta e Nuseve”, që transmetohet sonte. Bëhet fjalë për çiftin Arjola dhe Obie, të cilët do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në një dasmë përrallore.

Arjola kishte emigruar në Kanada nga Tirana, kur ishte fare e vogël.  Në shkollën e mesme, kur ishte akoma adoleshente, në klasën e saj vjen një nxënës i ri, që do të tërhiqte vëmendjen e gocës. Ishte dashuri me shikim të parë!

Kanë kaluar 14 vjet nga ajo ditë. Dashuria e tyre kaloi ditë të nxehta, të qeta por edhe furtuna. Arjola dhe Obie e ruajtën dashurinë e tyre përkundër gjithë paragjykimeve, xhelozive dhe çdo gjëje tjetër. 14 vjet flasin vetë! Ata e kurorëzuan dashurinë e tyre verën e shkuar në një dasmë përrallore në restorant Xibraku.