Kurbin/ Shkon në kasolle, ajo që gjen aty është shokuese!

Një burrë në Fushë Mamurras u përball dje me një situatë të trishtë, teksa në përpjekje për të ushqyer me bar bagëtitë e tij, gjeti fetusin e një foshnje.

S.D., 64 vjeç, njoftoi Policinë se ishte futur në kasollen pranë shtëpisë që të merrte bar për bagëtitë, kur fillimisht pa një njollë gjaku e më pas dalloi fetusin e një foshnje të seksit mashkull.

Dyshimet paraprake të Policisë, janë se kasollja e 64-vjeçarit është përdorur për lindje ose abort nga një grua, e cila vetëm ose në bashkëpunim, ka hedhur fetusin e seksit mashkull dhe është larguar.

Për hetime të mëtejshme, policia lokale njoftoi sot se i kaloi materialet për ndjekje nga Prokuroria e Kurbinit.