Tiranë-Elbasan, ish-ministri shkon tek Krimet e Rënda

Pas arrestimit të ish-drejtorëve të ARRSH-së, ditën e sotme ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto është paraqitur tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Haxhinasto pritet të pyetet nga prokurorët për aferën e rrugës Tiranë-Elbasan.

Më herët ai ka thënë se është i hapur ndaj hetimeve dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.