VIDEO/ E frikshme, publikohet pamjet e personit që sulmoi kishën në Rusi, duke lënë 4 viktima

4 gra janë vrarë si dhe 5 persona të tjerë janë plagosur në një sulm me të shtëna në një kishë në Republikën e paqëndrueshme të Dagestanit në Rusi.

Një burrë pas mbarimit të ceremonisë filloi të sulmojë me armë dhe me thikë njerëzit, siç raportojnë mediat vendase.

Kamerat me rrjet të brendshëm kanë filmuar pamjet e frikshme të momentit kur burri me mjekër dhe i veshur me jelek të zi dhe pantallona kamuflazhi u pa duke kaluar në rrugë përpara se të hapte zjarr.