''Haja dru çdo ditë'', Gerta Heta tregon historinë shokuese si dhunohej sistematikisht nga partneri

Të gjithë nostalgjikët e radios nuk mund të mos e njohin Gerta Hetën, folësja dhe moderatorja e njohur mund të konsiderohet pa frikë një prej zërave më të rëndësishëm radiofonikë të këtyre 10 viteve të fundit. Ajo do ta niste karrierën fillimisht në Top Albania Radio, për t'u zhvendosur më pas në televizion ku tanimë mban edhe postin e drejtoreshës së televizionit muzikor ''In tv".  E ftuar në “Oktapod”, Gerta ka treguar për herë të parë se ka qenë pre e dhunës fizike dhe asaj psikologjike nga ish-i dashuri i saj i parë. Ajo është sistematikisht për një periudhë 6-mujore dhe fillimisht nuk kishte mundur dot t’i shprehej prindërve nga frika.

“Lidhja ime e parë ka qenë me një person të dhunshëm dhe vuaja nga dhuna fizike. Haja dru çdo ditë. Isha 18 vjeç dhe nuk guxoja t’i thoja njeriu se më bënte presione. Do t’ia thyej këmbët vëllait tënd, thoshte. Pas 6 muajsh dhune sistematike u thashë prindërve dhe arrita të largohesha nga ai njeri. Ai ishte 5 vjet më i madh se unë. U largua vetëm kur i kam çuar policinë në shtëpi”, tha Gerta duke ngritur kështu shqetësimin për dhunën në familje e në çift.