FOTO/ ‘Mos ki frikë, nuk të kafshoj’, …ndodh edhe kështu në botën e kafshëve

Mund të mendoni se luanesha në foto thjesht po luan me ushqimin e saj, por në fakt nuk është aspak kështu.

Këto foto të rralla tregojnë se si kafsha grabitqare kujdeset për një këlysh antilope njësoj si të ishte i saji.

Edhe pse antilopa është gjahu natyral i luaneshës, ajo ka arsye të fortë për të mos e ngrënë të voglin.

Pak ditë më parë, një luan i ka vrarë këlyshët e saj, kështu që luanesha në zi tashmë ka gjetur dikë tjetër për ta mbrojtur dhe për t’u përkujdesur.