LIVE/ Reali shpërthen në pjesën e dytë, nga 2-1 për Betis ja sa është tani rezultati

Betis dhe Real Madridi po luajnë mes tyre në stadiumin “Benito Villamarin”,  në kuadër të javës së 24-t të La Ligas, shkruan SYRI.net.

Reali kaloi i pari në avantazh në minutën e 11-të me anë të Asensios, por vendësit përmbysin më pas gjithçka.

Mandi (34’) dhe Nacho në të 37’ me autogol i japin epërsinë Betisit, i cili e mbyll 2-1 pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë madrilenët nuk përmbahen. Tre gola të shënuar mjaft shpejt i rikthejnë avantazhin. Ramos (50’), Asensio (59’) dhe Ronaldo (65’) janë autorët e golave, teksa tashmë Reali udhëheq 2-4.