VIDEO/ Tirana reagon për ndeshjen me Bylisin: E turpshme!

U luajt sot në Ballsh ndeshja mes Bylisit dhe Tiranës. Ky takim përfundoi me rezultatin 1-1, ndërsa vendasit shënuan me anë të një penalltie.

Tirana e kontestoi shumë këtë penallti, pasi sipas tyre nuk ishte.

Bardheblutë kanë postuar dhe një video në rrjetet sociale, ku duket momenti i 11-metërshit dhe e kanë shoqëruar me shkrimin: “E turpshme!”

Ky takim ishte shumë i rëndësishëm për Grupin B, pasi të dyja skuadrat renditen kë krye të tabelës, respektivisht në vend të parë Tirana dhe në vend të dytë Bylisi.