VIDEO/ Panik gjatë ndeshjes, futbollisti i njohur bie pa ndjenja dhe...

Ish-futbollisti i Olimpique De Marseille, Bafetimbi Gomis, i cili tani luan për Galatasarayn në Turqi, gjatë ndeshjes së zhvilluar sot në transfertë kundër Ksimpasa ka shkaktuar panik në stadium.

32-vjeçari në minutën e tetë të takimit pa patur ndonjë kontakt është shtrirë në fushë, duke humbur vetëdijen për pak sekonda.

Menjëherë në fushë kanë hyrë mjekët të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë lojtarit.

Fatmirësisht nuk pati asgjë për t’u qetësuar, pasi Gomis u rikthye në fushë për të luajtur pjesën tjetër të takimit, por ky moment bëri që për disa momente ndeshja të kalonte në plan të dytë.