Vjen papritur edhe një tjetër akuzë ndaj Skënderbeut

Pas dy barazimeve me Skënderbeun, edhe Kamza u dorëzua sot ndaj kryesuesve të kampionatit, teksa u mposht me rezultatin 1-2 në shtëpi.

Trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu, duket se e ka më gjykimin, të cilit i faturon këtë humbje. Numri 1 i stolit të kamzalinjve “akuzon” Skënderbeun, pasi sipas tij kundërshtari fitoi me ndihmën e arbitrit.

Jam i zhgënjyer nga arbitri i takimit sot, jo nga lojtarët. E analizova me vëmendje takimin dhe ndoshta jam pak i nxehur, por Alla e menaxhoi shumë keq takimin dhe ndikoi 100% në rezultat. Ai akordoi 4-5 faulle nga hiçi, për Skënderbeun dhe në rastin e golit të parë, kishim të bënim me një faull për ne, që arbitri e la avantazh”, u shpreh Ndreu.