VIDEO/ Nuk pushojnë duartrokitjet në Kuvendin e Kosovës për Sali Berishën

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka qenë ndër të ftuarit specialë në Kuvendin e Kosovës në kuadër të seancës solemnte për 10 vjetorin e pavarësisë.

Në momentin që kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thirrur emrin e Berishës e gjithë salla ka shpërthyer në duartrokitje të zgjatura.

Por gjatë kësaj seance ka pasur edhe situata ilariteti.

Një gabim i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë që të gjithë pjesëmarrësit ne seanca solemne të mos mbajnë dot të qeshurën.

Veseli në fillim të seancës i ka përmendur të gjithë të ftuarit në këtë seancë.

Por duke përshëndetur Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, ai tha: “e përshëndesim Edi Ramën, kryeministrin e Kosovës”.