FOTO/ Berisha, Meta, Rama e Basha, për herë të parë të gjithë bashkë në ...

Në Kosovë sot janë duke u zhvilluar aktivitete që shënojnë 10 vjetorin e pavarësisë së shtetit.

Për këtë arsye, krerët më të lartë të shtetit shqiptar dhe ish-drejtues janë bërë bashkë ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë seancë për 10-vjetorin e pavarësisë po marrin pjesë edhe shumë personalitet nga rajoni dhe bota.

Te pranishëm në Prishtinë janë ish-kryeministri Sali Berisha, presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kreu i opozitës Lulzim Basha dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.