Tsipras: Marrëveshja e detit u krye. Reagon ish-ministri: Ja çfarë duhet të bëjë Presidenti i Shqipërisë
Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras ka deklaruar ditët e fundit në qarqe diplomatike se ‘marrëveshja e detit me Shqipërinë është përfunduar’.
Por ndërsa kryeministri grek e ka të përfunduar këtë çështje, në Shqipëri ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati vetëm pak ditë më parë ka kërkuar plotfuqinë nga presidenti i vendit, Ilir Meta, për të negociuar.
Por nga deklarata e kryeministrit grek, siç duket nuk ka çfarë të negociohet më, pasi Edi Rama në mënyrë të fshehtë e paska arritë marrëveshjen e tij.
Secila është kjo nuk dihet, pasi Rama i ka mbajtur sekrete bisedimet. Për këtë çështje ka reaguar sot edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ulli Manjani. Ai kërkon që Presidenti Ilir Meta të mos bëhet pjesë e kësaj ‘poshtërsie shtetërore’
Ja çfarë shkruan Ylli Manjani:
Sipas qeverisë Greke marrëveshja e detit paska mbaruar.
Ne nuk dimë asgjë!
Po pse kërkon plotfuqishmëri qeveria tek Presidenti?! Ajo paska mbaruar punë!!!
Ka mbaruar një punë, një dreq e di se si! Ka mbaruar punë në kundërshtim të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që vetë e kërkoi kur ishte në opozitë!
Gjykata Kushtetuese mandaton Presidentin e Republikës të drejtojë negociatat dhe jo Ministrin e Jashtëm! As Kryeministrin!
Duhet të kishin marrë një mandat nga Presidenti që të negocionin! Kështu thotë Gjykata Kushtetuese. Por nuk e kanë bërë!!!
Presidenti i Republikës është vënë në dijeni vetëm para pak ditësh, fare thatë me një letër që nuk thotë asgjë! Nuk propozon as emrat e negociatorëve madje!!!
Që këta nuk pyesin për Kushtetutë e ligje, kjo u pa! Por pse bëjnë teatër kot!
Ta zbardhin atë marrëveshje, ta kalojnë në qeverinë dhe kuvendin e tyre mono-partiak, siç kalojnë koncensionet dhe kaq!
Në këto kushte, Presidenti i Republikës nuk duhet të bëhet pjesë e kësaj poshtërsie shtetërore!
Le të thotë çfarë të dojë propaganda e fëlliqur e qeverisë moniste!
Këto janë marrëveshje që duhen denoncuar dhe jo miratuar e ratifikuar!
Mirë është ta dinë edhe Grekët se deri më tani kanë biseduar me autoritetet të pa mandatuara! Kanë biseduar me zyrtarë që kanë shkelur Kushtetutën e vendit të tyre!
Ndaj ai produkt e ka vlerën ligjore 0!