FOTO/ Ben Blushi bën prezantimin e parë publik si drejtor i TCH. Ja ku

Ish-deputeti i PS-së, Ben Blushi i është rikthyer sërish pasionit të tij të vjetër pas dështimit me partinë e krijuar nga vetë ai në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Nga gazetaria në politikë dhe përsëri në gazetari, por në nivele të larta. Lajmi që Ben Blushi do të bëhej drejtor i përgjithshëm i Top Channel çuditi jo pak, ndërkohë që u bë edhe pjesë e një debati publik.

Por tashmë komentet shterruan dhe Blushi shfaqet me stafin e ri si drejtues televizioni. Në festën e Top Albanina Radio ai është parë në sho-qërinë e Filip Çakulit dhe Koço Devoles, figura emblematike të Topit dhe truri i pro-gramit investigativ “Fiks Fare”.