Masakra në Florida, presidenti i SHBA Donald Trump sulmon FBI

Presidenti amerikan, Donald Trump ka sulmuar FBI lidhur me injorimin e paralajmërimeve për autorin e masakrës në një shkollë të mesme në Florida. Kreu i Shtëpisë së Bardhë thotë se Byroja Federale po shpenzon shumë kohë për çështjen “Russiagate”.

Donald Trump vendoset kundër Byrosë Federale të Investigimit për injorimin e paralajmërimeve, që më vonë do të çonin në masakrën e nxënësve në shkollën e mesme të Floridës. Në një mesazh në Tëitter, presidenti amerikan pohon se FBI “po shpenzon shumë kohë duke u përpjekur për të provuar lidhjet ruse me fushatën presidenciale”. “Nuk ka asnjë lidhje. Rifillo përsëri dhe na bëni të gjithëve krenarë”, shprehet Trump.

Byroja kishte pranuar se nuk kishte vepruar pas paralajmërimeve për autorin e sulmit me armë në gjimnazin në Parkland, ku u vranë 17 studentë.

 “Është shumë e trishtueshme që FBI nuk i ka marrë sinjalet që kanë të bëjnë me vrasësin e shkollës së mesme. Kjo nuk është e pranueshme”, shkruan Trump. Presidenti pastaj lidh dështimin e FBI në këtë rast specifik me kohën e shpenzuar nga agjentët për të verifikuar lidhjet e mundshme midis Rusisë dhe ekipit Trump gjatë fushatës presidenciale të 2016-ës.

Ndërkohë, disa ditë më parë, 13 qytetarë rusë u paditën për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale mbi një dispozitë të lëshuar nga prokurori special, i cili koordinon hetimin, Robert Mueller.