VIDEO/ E pabesueshme, kjo nuk kishte ndodhur më parë në Tiranë

Duket se policia ka pasur një natë të qetë gjatë së shtunës duke u gdhirë dita e dielë.

Por ajo që ka ndodhur në një prej postblloqeve të ngritura nga policia në kryeqytet, nuk kishte ndodhur më parë.

Asnjë prej drejtuesve të makinave nuk kishte konsumuar alkool.

Të paktën kështu shkruhet në një video të bërë publike në faqen e Policisë së Shtetit në Facebook.

‘Në rrugën "Ferit Xhajko", me Policinë Rrugore të Tiranës.

0.00 mg/l dhjetëra alkool teste.

Ky është lajm shumë i mirë.

Faleminderit të gjithë atyre drejtuesve të automjeteve që në provën e alkoolit dolën 0.00mg/l’, shkruhet në faqen e policisë.