FOTO/ Rama flet për ‘rivierën hirushe’, komentuesit: Shqipëria ka nevojë për burra me tope, jo për burra ku...

Edhe mëngjesin e sotëm nuk kishte si të mungonte Edi Rama. Postimet e tij të mëngjesit, janë kthyer në një vend ku komentuesit lëshojnë akuza të shumta ndaj qeverisë.

Zakonisht kryeministri u kthen përgjigje atyre që e kritikojnë, por sot siç duket ende nuk është zgjuar nga festa e pavarësisë së Kosovës. 

Por komentuesit nuk i kanë lënë pa kujtuar Edi Ramës, se si Ramush Haradinaj i ‘tregoi derën’ dhe i tha që të shikonte hallet e veta në Shqipëri.

Por jo vetëm kaq. Duke publikuar një artikull, që sipas tij është nga mediat gjermane, shqiptarët i kanë kujtuar Ramës faktin se në mediat gjermane në fakt flitet përditë për Shqipërinë e kriminalizuar dhe trafikun e drogës që rrjedh nga vendi ynë.