Serbët nuk rrinë duarkryq, një shtet periferik tërheq njohjen e Kosovës
Burundi sapo ka shpallur tërheqjen e pavarësisë së Kosovës në 10 vjetorin e shpalljes së këtij akti.
Këtë e konfirmoi në një konferencë shtypi ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Dacic, i cili ka bërë publik notën e dërguar në Beograd nga diplomacia e këtij shteti.
Lajmin e bëri të ditur tv publik serb RTS.
Ndërkohë Kosova e ka hedhur poshtë një lajm të tillë përmes zv.ministrit të Jashtëm.