Lëvizjet në Policinë e Shtetit, ja drejtori i rëndësishëm që emërohet ...

Një tjetër ndryhsim ka ndodhur në rradhët e Policisë së Shtetit, që pas emërimit të Ardi Veliut në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të uniformave blu.

Kështu pas emërimit të Gjovalin Lokës në postin e zv.Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, në vendin e mbetur vakant nga kjo lëvizje, atë të Drejtorit të Policisë së Shkodrës e ka zënë Vehbi Bushati.

Bushati ka mbajtur detyra të rëndësishme dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si Drejtori i Krimeve e së fundi prej mbi 4 vjetë mban detyrën e zëvendësdrejtorit të drejtorisë së Antiterrorrit, një prej drejtorive më të rëndësishme dhe më të vlerësuarat nga partnerët tanë ndërkombëtare.

Bushati është vlerësuar me tituj e medalje të ndryshme gjatë karrierës së tij në Policinë e Shtetit, por ja vlen të veçojmë vlerësimin që bashkia e Vlorës i bëri në vitin 2008, duke e shpallur kontribuues të vitit dhe medaljen e nderit akorduar në vitin 2016, për shërbime të shquara dhe profesionalizëm të lartë të treguar në ndjekjen, hetimin dhe goditjen e aktiviteteve terroriste.