Fillojnë aludimet në rrjet/ Haradinaj dhe Rama tapë, apo u kanë vjedhur pass..

Kryeministrat Edi Rama dhe Ramush haradinaj u përfshinë në një debat të ashpër publik pasditen e sotme, ndërsa në orët e mbrëmjes, në rrjetin social Rama postoi një foto me homologun Haradinaj, duke trokitur gotat dhe uruar Pavarësinë e Kosovës.

E gjithë kjo situatë ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale, deri në aludime.

“Kryeministrat do e kenë shkelur pak me pijen sot, ose u kanë vjedh paswordet në FB”, shkruan gazetari Mili Xhani në një postim në rrjet.