Kur pa vdekjen me sy – vendosi ta jetojë jetën

Jacob Laukaitis, në vitin 2016 ishte goditur nga një shofer i dehur në Tajlandë.

Ai ka përfunduar në spital duke kaluar një operacion plastik i cili ka zgjatur katër orë dhe ka kushtuar mbi 10 mijë dollarë.

“Kur isha i shtrirë në spital kuptova se kjo ishte një nga gjërat më të mira që më kishte ndodhur ndonjëherë”.

“Kjo gjendje më bëri të kuptoj se sa e shkurtër është jeta, por që është e mrekullueshme dhe se unë duhet të kalojë çdo ditë të jetës sime sikur të ishte e fundit”.

“Pra, sapo të largohesha nga spitali, vendosa të përfitoj sa më shumë nga secila ditë që do ta jetoja – e mbajta premtimin, 2017-ta ishte viti më i mirë i jetës sime”.