10 vjetori i pavarësisë, Haradinaj nderon Rugoven e Jasharin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe edhe te varri i ish-presidenti Ibrahim Rugova, duke nderuar veprën e tij për pavarsinë e Kosovës.

Në Prishtinë, Haradinaj i nisi homazhet te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti dhe varrezat e dëshmorëve në Velani, kurse, pastaj te varri i ish presidentit Rugova.

“Në 10 vjetorin e pavarësisë nderojmë para sakrificës, para punës së madhe, flijimeve të atdhetarëve, në këtë rast nderojmë presidentin historik Ibrahim Rugova dhe nderojmë veprën e tij për pavarsinë e Kosovës”, ka thanë Hardainaj. Më heret gjatë ditës Haradinaj bëri homazhe në Prekaz, ku vendosi kurora lulesh në kompleksin përkujtimor “Adem Jashari”.