VIDEO/ Sulmoi një grua të martuar se e refuzoi, ja çfarë i bëjnë shitësit

Një burrë në Indi ka sulmuar me acid një grua të martuar pasi ajo nuk pranoi propozimin e tij Ditën e Shën Valentinit, duke e refuzuar përfundimisht.

Viktima 30-vjeçare, nga një fshat i vogël pranë Jaipur, në Rajasthan, India veriore, po punonte si pastruese në një qendër tregtare kur i akuzuari, Mehboob Khan, thuhet se i është afruar asaj me një shishe acid në dorë..

Khan, shoferi i një triçikili që përdoret për të transportuar njerëzit, kishte ndjekur viktimën për më shumë se dy vjet dhe jetonte pranë saj, por kurrë nuk ishte bërë agresiv, thotë policia.

Por ai dyshohet se kërcënoi ta vriste, nëse nuk ndahej nga burri i saj i martuar prej 10 vjetësh dhe të martohet me të.

Nëna e tre fëmijëve refuzoi propozimin e radhës të tij dhe u largua, por Khahn i divorcuar dy herë e ndoqi dhe i hodhi një shishe me acid në fytyrë, kraharor dhe duar.

Sulmi gjithashtu plagosi vetë Khanin dhe një tjetër vajzë aty pranë, që ishte duke blerë.

Ai u përpoq të largohej pas sulmit, por u kap nga anëtarët e dyqaneve publike në qendër, të cilët dëgjuan viktimat që bërtitnin për ndihmë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar vetëm pjesën kur autori kapet dhe dhunohet brutalisht nga burrat e tjerë.