VIDEO+FOTO/ Katër persona humbin jetën, stuhia e frikshme përfshin...

Të paktën 4 persona kanë humbur jetën si pasojë e një stuhie të frikshme që ka përfshirë Rio de Janeiron.  Mediat raportojnë se disa spitale kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa nuk dihet numri i personave që kanë mbetur të plagosur.

Autoritetet njoftuan se dy persona humbën jetën kur u shemb kulmi i një shtëpie, një person humbi jetën pasi u hodh nga stuhia, dhe një kur një pemë ra mbi makinën e viktimës.