FOTO/ Çfarë fshihet pas tifozëve seksi koreano-veriore në lojrat olimpike në Korenë e Jugut...

Korea e Veriut, vendi komunist i drejtuar nga Kim Jong-Un, përfaqësohet në lojrat olimpike dimorëve, që po zhvillohen PyeongChang, me ekipin e saj. Por ajo që ka tërhequr më tëpër vëmendjen e medieve të ndryshme ndërkombëtare, përfshi edhe ato të Koresë së Jugut, janë një grup tifozësh femra, të cilat kanë si qëllim të nxisin sportistët koreano-veriorë në këtë kompeticion.   

Vajzat dhurojnë spektakël në shkallët e stadiumit sa herë sportistët e Veriut komunist garojnë.

Por mediat në Korenë e Jugut mendojnë se pas kësaj ofensive sharmi fshihet një e vërtetë e hidhur, tërheqja e vëmendjes nga testimet bërthamore.

“Përmes tyre, Kim Jong-un kërkon që të shmangë vëmendjen nga testimet bërthamore, kampet e brutale të përqendrimit, ekzekutimet dhe gjendjen e rënduar që po kalon populli korean në veri”, shkruajnë mediat e Seulit.

Tifozet seksi  janë nën monitorim të rreptë nga një personel vetëm me meshkuj, madje ato kontrollohen në çdo lëvizje që bëjnë, përfshi edhe kur shkojnë në tualet.

Han Seo-hee është një ish-anëtare e këtij grupi. Ajo ka dezertuar duke u shpëtuar kthetrave të komunizmit.

 “Të jesh pjesë e këtij grupi duhet të kesh një gjatësi të caktuar, të mbushësh moshën e caktuar, por edhe të rrjedhësh nga familjet e duhura. Të gjitha aplikantet me prejardhje nga familje “me njollë” refuzohen”, tregon ajo.

Koreano-jugorët e kanë vënë re.

“Duket që në portretet e tyre, që në buzëqeshjen e sforcuar se nuk janë të lira. Ka shumë policë që i mbrojnë”, thotë një spektatore e lojërave olimpike.