FOTO/ Protestoi kundër fabrikës së plehrave në Verri, policia ndalon avokatin

Skandaloze sjellja e policisë paraditen e sotme në Tiranë.

Protesta për fabrikën e plehrave ka mbërritur në Tiranë, por policia ka ndaluar personat të cilët folën kundër qeverisë së Ramës dhe projektit të Arben Ahmetaj.

Policia ka ndaluar avokatin Adriatik Lapaj, duke e shoqëruar për në ambientet e Komisariatit numër 1.

‘Pas fjalës time kundër plehrave në Vërri po me shoqërojnë në Komisariatin nr. 1’, shkruan Lapaj në Facebook, duke bërë publike edhe foto.