VIDEO/ Momenti kur policët prangosin sulmuesin, që qëlloi për vdekje 17 persona

Ky është momenti kur adoleshenti që qëlloi për vdekje 17 persona në një shkollë të mesme në Florida, përplaset për tokë nga policia dhe prangoset.

Nikolas Cruz, 19-vjeç, i cili kreu sulmin në shkollën Marjory Stoneman Douglas” në Parkland gjatë të mërkurës pasdite, ishte i armatosur me pushkë automatike, por vetëm një orë pas incidentit të tmerrshëm u arrestua në Coral Springs.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet Cruz duke qëndruar i shtrirë në tokë dhe me duart e ngritura lart si shenjë dorëzimi, derisa policët i mbajnë ia drejtojnë revolet dhe një tjetër vrapon për ta prangosur.

Autoritetet e sigurisë kanë njoftuar se ai “është arrestuar pa rezistuar”, ku më pas është dërguar në spital dhe më pas në burg.

Cruz ishte i armatosur me pushkë automatike të tipit AR-15 dhe kishte disa karikatorë tjerë më vete, granatë tymi të cilën e përdori kur u fut në shkollë me maskë të gazit.

Hetuesit janë duke shqyrtuar mundësinë, nëse Cruz kishte ndezur alarmin e zjarrit për të krijuar panik tek nxënësit në momentin e sulmit.

Florida nuk e ka në fuqi ligjin me dënim me vdekje, edhe pse është ende herët të konfirmohet se çfarë akuza rëndojnë mbi të. Viktima e parë e të shtënave masive është identifikuar si një 46-vjeçar i quajtur Chris Hixon.