VIDEO/ Real Madrid-PSG, shpërthen ‘Bernabeu’ nga goli i lojtarit më të mirë të Botës
Në “Santiago Bernabeu” po luhet ndeshja e parë e 1/8-ave të finaleve të Ligës së Kampioneve mes Real Madridit dhe PSG-së, shkruan SYRI.net.
Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1. Rabiot kaloi PSG-në avantazh në minutën e 33-të, ndërsa Ronaldo barazon në të 45’ me penallti.
Loja në pjesën e dytë zhvillohet e fortë, teksa goli i tretë i takimit vjen në minutën e 83-të. Është përsëri Cristiano Ronaldo që shënon, duke kaluar madrilenët në avantazh.