VIDEO/ Penallti për Realin, shihni çfarë bën Ronaldo përballë portierit të PSG-së
Në “Santiago Bernabeu” po luhet ndeshja e parë e 1/8-ave të finaleve të Ligës së Kampioneve mes Real Madridit dhe PSG-së, shkruan SYRI.net.
Sfida po zhvillohet me ritëm të lartë, teksa nuk mungojnë dhe ndërhyrjet e ashpra. Për t’u theksuar në 15 minutat e para është kartoni i verdhë i marrë nga Neymar.
Ndërsa në minutën e 33-të Rabiot shtang “Bernabeun”, duke kaluar PSG-në në avantazh.
Fundi i pjesës së parë ka plot emocione. Në minutën e 45-të ka penallti për Realin. Ronaldo gjuan saktë nga pika e bardhë, duke barazuar rezultatin 1-1 dhe menjëherë mbyllet pjesa e parë.