FOTO/ Surpriza e veçantë e aktorit Zef Deda për bashkëshorten në punën e saj

Aktori i madh i humorit Zef Deda ka surprizuar bashkëshorten në ditën e të dashuruarve.

Deda ka shkuar në punën e bashkëshortes, ne Postën Shqiptare të Shkodrës dhe i ka çuar për këtë Shënvalentin një trëndafil.

Rozi duket se nuk e ka pritur një surprizë të tillë pasi ka reaguar e habitur. Kjo foto është shkëputur nga ky moment i veçantë i çiftit dhe duket se po bën xhiron e rrjetit.