VIDEO/ Formalitet kualifikimi, por Skënderbeut i dëmtohet rëndë lojtari kryesor

Skënderbeu fitoi bindshëm edhe sfidën e kthimit të kupës së Shqipërisë (çerekfinalja) ndaj Teutës, edhe pse më shumë luhej për formalitet.

Nisja e takimit ishte e vakët, por korçarët arritën të zhbllokoheshin vetëm në sekondat e fundit të pjesës së parë, gjë që i bëri të shkonin të qetë në dhomat e zhveshjes.

Më pas, në të dytën erdhi edhe zhbllokimi për Ali Sowe, që kishte më shumë se dy muaj pa shënuar një gol.

Sulmuesi nga Mali shënoi dy herë, dhe i siguroi kështu Skënderbeut gjysmëfinalen e Kupës.

Por, edhe pse gjithçka ishte hipotekuar, në minutat e fundit ishte Jashanica ai që u dëmtua në gju, dhe mesa duket do të mungojë gjatë për korçarët.