FOTO/ Surpriza romantike e partnerit të Rudina Magjistarit, moderatorja në qiellin e 7-të

Rudina Magjistari është një nga moderatoret më të dashura për publikun e cila me programin e saj të pasdites mbledh para televizorit mijëra shqiptarë. Ndërsa sa i takon jetës private ajo është treguar gjithnjë hermetike, por jo këtë Shën Valentin.
 

Rudina ka zbuluar pak më parë surprizën që i ka bërë bashkëshorti ditën e sotme.
Xhavit Bajrami e ka surprizuar moderatoren me një buqetë trëndafilash të kuq që e kanë lumturuar shumë Rudinën e cila e tregon buqetën me një video në Instastory.
 "Me grip, me grip, po me trëndafila ama", shkruan Rudina.