Macron: Franca do sulmojë Sirinë, nëse vërtetohet përdorimi i armëve kimike

Emmanuel Macron ka premtuar të "godasë" Sirinë nëse paraqitet ndonjë dëshmi se armët kimike janë përdorur kundër civilëve. Megjithatë, ai shtoi se agjencitë franceze të inteligjencës nuk kanë prova për të mbështetur pretendime të tilla.

"Për armët kimike, kam vendosur një vijë të kuqe dhe unë riafirmoj atë vijë të kuqe. Sot, agjencitë tona, forcat tona të armatosura nuk kanë vendosur që armët kimike, siç janë përcaktuar në traktate, janë përdorur kundër popullatës civile".

Nëse do të gjenden prova, Franca do të godasë vendet ku dërgesat e armëve kimike "vijnë nga", shtoi ai.

/A.P/Syri.net/