VIDEO/ Pamje të frikshme, ja situata në rrugën drejt Qafë Thanës

Reshjet e dëborës kanë sjellë probleme në të gjithë vendin. Duket se në zonat malore ka pasur probleme më të mëdha, si pasojë e reshjeve të dëborës, por jo vetëm.

Si në Rrugën e Kombit ashtu edhe në juglindje, mjegulla ka sjellë probleme të mëdha. Shikueshmëria në rrugë ka qenë e kufizuar. Siç e shikoni edhe në videon e mëposhtme, rruga drejt Qafë Thanës ka qenë me probleme të mëdha.

Pamjet janë filmuar mëngjesin e sotëm.