Golashënuesit më të mirë në Champions League, ‘zhduket’ Messi

Champions League është rikthyer në fazën më interesante.

Pavarësisht momentit jo të mirë që po kalon në kampionat, Cristiano Ronaldo kryeson listën e golashënuesve të këtij sezoni në kompeticionin më të rëndësishëm evropian.

Portugezi ka shënuar 9 gola, ndërsa në vendin e dytë renditet “ylli” i Tottenhamit, Harry Kane me 7 realizime.

Podiumi plotësohet nga Neymar me 6 rrjeta.

Ajo që bie në sy është mungesa e Lionel Messit i cili gjatë këtij sezoni në Champions ka shënuar vetëm gola.