VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Angli

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Birmingham të Anglisë. 

Forca të shumta policie dhe të emergjencës shkuan në qendër të qytetit, pasi u raportua për një zhurmë të fuqishme.

Mediat lokale raportojnë se autoritetet kanë evakuuar teatrin dhe librarinë ndërsa e gjithë zona rreth e rrotull rrugës Broad është rrethuar me kordon policor.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, por ende nuk dihet se për çfarë lloj shpërthimi bëhet fjalë. Momentalisht policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg kësaj zone.

Dyshimet e para janë se mund të ketë patur një defekt teknik brenda sallës së teatrit, megjithatë kjo nuk është konfirmuar ende. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.