BE, Leksione Demokracie nga një Shoqe Prokurore e Diktaturës Komuniste

Asgjë më për të habitur që BE dhe Euralius, nën lobimin e George Soros, na sjellin në Shqipëri si notere të kthimit të Prokurorisë në Kamxhik të Klikës Sorosiane “shoqja” Monica Macovei, ish- Prokuroren Hetuese të Rumanisë Komuniste të Çausheskut të viteve 1983-1990!

Si me thënë kolegen e Fatmir Xhafës dhe Gramoz Ruçit të viteve 1982-1990!

"Shoqja" Monica Macovei dhe "shoku" Gramoz Ruçi duke shkëmbyer përvojat nga koha e lavdishme kur Rumania dhe Shqipëria drejtoheshin nga shoku Çaushesku dhe shoku Enver Hoxha

 Pse heshtin OPDAT, Ambasada e ShBA, Lu & Luli për këtë përzgjedhje perverse nga nga ana e BE e “shoqjes” prokurore të emëruar nga Çaushesku në 1983, në kohën kur Prokuroria Komuniste i merrte emërimet drejtpërsëdrejti nga Pallati Presidencial i Çausheskut (ju kujtojmë se në Pallatin Presidencial të Çausheskut ndodheshin edhe Presidenca, edhe Kryeministria, edhe Parlamenti, edhe SECURITATE, edhe Gjykata e Lartë edhe Prokruroria e Përgjithshme dhe çdo emërim kalonte paraprakisht nga Kabineti i Presidentit)?

Pallati Presidencial i Çausheskut ku u firmos emërimi i "shoqes" Monica Macovei si Prokurore në Bukuresht në 1983

Në Rumani zonjën në fjalë e njohin i madh e i vogël si ish-prokuroren komuniste, të shkolluar dhe sponsorizuar në vitet ’90 nga Soros për të vënë nën kontroll të strukturave të tij politikën e Rumanisë.

Akti i sjelljes kësaj “shoqes” ish-prokurore komuniste, në emër të BE për të  “certifikuar” Reformën në Drejtësi tregon se çfarë është në të vërtetë vetë Reforma Sorosiane në Drejtësi: Kamxhik në duart e Klikës Sorosiane në pushtet për të instaluar etapat e fundit të Diktaturës!  Siç e bënë dhe bëri edhe në Rumani!

Meqë sjellësit në Shqipëri të “mikeshës së veçantë” nuk kanë marrë mundimin t’ua prezantojnë atë shqiptarëve, le t’i referohemi CV zyrtare që vetë Monica Mocovei ka qenë e detyruar ta bëjë publike në Faqen e Parlamentit Europian kur ishte MEP. Në një dokument të tillë zyrtar nuk ia ka mbajtur të mos shënojë që ka qenë Prokurore nga viti 1983-1990, por duke shkruar se nuk ka marrë pjesë në gjyqet politike!

http://www.europarl.europa.eu/meps/...

Curriculum Vitae e publikuar nga "shoqja" Monica Macovei në faqen e Parlamentit Europian ku është e detyruar të pranojë që ka qenë Prokurore e Regjimit Komunist të Çausheskut por që sipas saj nuk është marrë me "krime politike" :D

Me këtë sqarim qesharak zonja mund të rrejë burokratët e BE, që nuk e kanë idenë se ç’kanë qenë diktaturat si ato të Shqipërisë dhe të Rumanisë, por a ka shqiptar dhe rumun që nuk e di që në diktaturat tona e Gjithë Prokuroria dhe Hetuesia ishin POLITIKE dhe vetëm POLITIKE, kokekëmbë! Po kaq do ta besonin shqiptarët, për shembull, që hetuesi i kohës së komunizmi Fatmir Xhafa nuk ka qenë “politik”! A nuk sajoheshin dënimet politike me: jo po sabotuan kooperativën, jo po dogjën kashtën, jo po vodhën sapunët, jo po ngordhën lopët? Njësoj funksiononte edhe në Rumani! E thonë vetë rumunët, të cilët e dinë që edhe aty emërimet e Prokurorisë bëheshin direkt nga Pallati Presidencial i familjes Çaushesku, sidomos më 1983.

Nëse ata të BE nuk i dinë këto realitete, ose bëjnë sikur nuk i dinë, aq më keq për ta.  

Por “shoqja” Macovei mban mbi kurriz edhe një histori të padenjë, të nxjerrë në dritë nga gazetari rumun Radu Tudor (radu-tudor.ro), i cili bëri publik dokumentet sesi kjo prokurore politike fshehu të dhënat për implikimin e saj kriminal më 1990 në proceset e kurdisura nga pushtetarët neokomunistë për të mbuluar masakrat dhe dhunën e iniciuar prej tyre, duke përdorur “minatorët”, kundër opozitarëve rumunë dhe sidomos protestave të rinisë studentore. E njeh gjithë bota si “Mineriada” (https://it.wikipedia.org/wiki/Miner...) atë histori, njëfarë organizmi i “minatorëve” pak a shumë si “Vullnetarët e Enverit”, d.m.th. të Ruçit dhe Xhafës në shkurt 1991, ndonëse shumë më të dhunshëm dhe të drejtuar nga ish-partia komuniste rumune.

https://radu-tudor.ro/monica-macove...

Publikimi i dosjerit nga gazetari i njohur rumun Radu Tudor për implikimin e "shoqes" Monica Macovei në mbulimin e veprimtarisë kriminale të ministrit të brendshëm komunist në mbështetjen e dhunës dhe vrasjeve ndaj opozitarëve, studentëve dhe intelektualëve nga përkrahësist e regjimit komunist në 1990

Publikimi i dosjerit nga gazetari i njohur rumun Radu Tudor për implikimin e "shoqes" Monica Macovei në mbulimin e veprimtarisë kriminale të ministrit të brendshëm komunist në mbështetjen e dhunës dhe vrasjeve ndaj opozitarëve, studentëve dhe intelektualëve nga përkrahësist e regjimit komunist në 1990

Pikërisht duke mbrojtur autorët e masakrës ndaj opozitës Monica Macovei u katapultua menjëherë në karrierë nga komunistët, ndërsa Fondacioni Soros u kujdes për gjithë karrierën e saj, aq sa vetë George Soros pati me të takime, jo vetëm të fshehta por edhe publike, privilegj i ngjashëm që në Shqipëri e kanë gëzuar edhe Edi, Veliaj dhe Luli.

https://www.facebook.com/victor.pon...

Publikimi i fotos së Monica Macovei me sponsorin e saj George Soros nga Victor Ponta

Në fakt të gjithë në Rumani e njohin “shoqen” Monica Macovei si ushtaren e bindur të Soros dhe këtë javë që iku Këshilltari i Bush: Ja si e ka marrë Soros pushtetin në Rumani!

Referuar https://capitalresearch.org/article...

një nga OJQ amerikane më prestigjioze, Capital Research Center, e drejtuar nga një ish-asistent i Presidentit Bush, autori  Jacob Grandstaff ka realizuar një dokumentar të plotë me 7 seri mbi praninë dhe ndikimin e miliarderit Soros në Rumani. Seria e IV i dedikohet të gjithë intrigave që tregojnë sesi është ngritur Monika Macovei (eurodeputete aktuale që drejton delgacionin BE-Shqipëri dhe që në cdo takim mbështet qeverinë Rama), një nga personazhet kyce nga grupi i “Fantazmave të Sorosit në Rumani”. Monica Macovei do të pranonte në kohën e Trajan Basescut, postin e Ministres së Drejtësisë, Në atë kohë, Basescu do të krijonte “Koalicionin për Drejtësinë dhe të Vërtetën” ku do të bënin pjesë shumë individë që kishin marrë pjesë në revolucionin portokalli në Ukrainë. Ndërkohë shumë OJQ të sonsorizuara nga Soros do ti shikonin këto veprime si “triumf të reformave perëndimore në luftën kundër korrupsionit post-komunist”. Për më shumë keni edhe te SYRI.net këtë lajm:

https://www.syri.net/bote/134553/kes...

Me arrestimet politike në Rumani, duke sajuar “ligje të jashtëzakonshme” e duke përdhunuar Kushtetutën, ajo e ktheu Reformën në Drejtësi në një instrument politik duke i nxjerrë njerëzit në rrugë.  Pyetja jonë e thjeshtë është: PËRSE BE IA FSHEH ORIGJINËN PËRFAQËSUESES SË SAJ PËR SHQIPËRINË? Çfarë kompleksi kanë? Shqiptarët kanë në krye të Parlamentit kolegun e saj Gramoz Ruçi dhe ministër të brendshëm ish-hetuesin komunist Xhafa!

Madje dje Pollo dhe Tabaku të Soros, “në emër të Opozitës”, u shprehën të lumtur për qëndrimet e Macoveit në Tiranë!

Ata që ia kanë tokur duart në Shqipëri, tanimë le të mos i lajnë, që të njihen.

Përgatitën Avokati Altin Goxhaj dhe Armir Shkurti

http://www.europarl.europa.eu/meps/en/96824/MONICA_MACOVEI_cv.html