‘Unë përshesh ha gjithë ditën!’- Iriqi bisedon me ministren Kumbaro

Iriqi:- Pse të kritikojnë aktorët?

Kumbaro:- Ne shqiptarët para shumë vjetësh bënim stërvitje ushtarake. Dhe kur bënim pergatitje për qitje tek tabela vendosnim fytyrën e ndonjë presidenti amerikan. Atë merrnim shenjë. Por ai ishte veç foto,se i vërteti jetonte dhjetë mijë km larg. Kështu më ndodhi dhe mua. Më marrin shenjë kur Ramën nuk e kanë larg as 200 metra nga Teatri. Se unë sa shkoj në zyrë në mëngjes nis e haj përshesh. Kështu për 5 vjet. Nga që nuk më pyet kush.

Iriqi:- Nuk të pyesi?

Kumbaro:- Hic fare. Bile kur teatrit të ri ia vunë emrin Turbina unë qesha e i thashë një shoqes sime,mos ia kanë vënë “Kunkubina” apo “Kokaina”? Nga tv e mësova. Dhe shyqyr zotit që e mbaj televizorin ndezur se do isha si prapa botës.

Iriqi:- Po në takim me artistët ç’do u thoni?

Kumbaro:- Do i përqafoj e do u them:”Në se keni bythë merruni me Ramën. Ndryshe me mua do arrini hiç gjë!”

Iriqi:- Ata do futen në grevë urie.

Kumbaro:- Nuk ndodh kjo. Do i blejë Rama. Të kujtohet Çuli drejtori i sotëm se ç’sharrje i bënte Ramës. Tak e beri drejtor dhe çelsin e gojës së Culit e mban Rama tek rrobat e banjës. Kështu dhe me këta të sotmit. P.sh Ndrenikës i akordon një pension special dhe një film. Medi Malkën e ngop me pak se nga Memaliaj eshte. Bujar Asqeriun e ka kockë në fyt,por do i gjejë ndonjë nga farefisi që do bursë,punë a mjekim jashtë. Se jemi popull i varfër e kemi plot vrima,plot halle.

Iriqi:- Pra do ikin aktorët te Turbina?

Kumbaro:- Mbase dhe nuk shkojnë se deri vitin tjetér nuk kanë shfaqje të re.Ama shkojnë çdo muaj tek Raifjsen Bank,të marrin rrogat.

Iriqi:- Mund t’u jepje një këshillë.

Kumbaro:- Mos luajnë bingo,se bingo i bije Ramës. Është punë fati. Deri sa të vijë një vullkan popullor ai atje në krye do jetë.

Iriqi:- Por ama vullkani...

Kumbaro:- Vullkani nuk e prek se është në fuqi marrëveshja Rama -Basha. Mbrojnë njéri tjetrin.

Iriqi:- Si zgjidhet konflikti i artistëve atëherë?

Kumbaro:- Të shkojnë tok tek Basha. T’i thonë që te teatri kombëtar mos ndertohen kulla. Ky ia çon Ramës dhe e zgjidhin.

Iriqi:- Si?

Kumbaro:- Duke ndertuar diku tjetér. Se bashkë i bëjnë planet. Ja,psh tek Teatri i Kicos do bëhet kulla e Bashës. Te teatri i Çulit kulla e Ramës. Vendosin që e Ramës të bëhet te stadiumi e ja,artistët vazhdojnë punën rehat.

Iriqi:- Po te stadiumi eshte një kullë.

Kumbaro:- Pse dy nuk lejohen? Mjafton mos bëhen në mes të fushës. Ik tani e çoju fjalë artistëve. Të shkojnë te SHQUP-i në se duan zgjidhej. Me mua takohen kot. Qyqja,më iku ora e përsheshit...