Tragjike/ Aksidenti me makinë i merr jetën futbollistit 26-vjeçar

Sot futbolli afrikan është tronditur nga vdekja tragjike e mbrojtësit, Mogau Tshehla.

Lajmin për mediat e bëri të ditur skuadra Polokwane City, ku ai aktivizohej që prej janarit të vitit të kaluar.

Sipas asaj që shkruajnë mediat afrikane, futbollisti 26 vjeçar kishte pësuar një aksident me makinë në Kwaggafontein Mpumala ditën e diel, ndërsa sot ai ka ndërruar jetë në spital.