VIDEO/ Kujdes kur udhëtoni në Rrugën e Kombit. Shikoni pamjet live

Reshjet e dëborës e kanë vështirësuar udhëtimin në rrugë.

Pamje që vijnë nga Rruga e Kombit tregojnë se situata është e vështirë.

Përveç reshjeve të dëborës, duket se një problem është edhe mjegulla.

Siç duket në pamjet e mbërritura në redaksinë e SYRI.net vetëm pak minuta më parë, situata është e vështirë dhe shikueshmëria në rrugë është e kufizuar.