Merr pasaportë shqiptare, lojtari që luan në Angli gati për Kombëtaren kuqezi

Kombëtares shqiptare i shtohet një tjetër talent.

Ditën e sotme Egli Kaja është pajisur zyrtarisht me nënshtetësinë shqiptare dhe tashmë sulmuesi i talentuar ka mundësinë të veshë fanellën kuq e zi.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekretoi dhënien e pasaportës shqiptare për 18 persona, ku ndër ta ishte edhe 20-vjeçari Kaja.

Fillimisht lojtari pritet të debutojë me Kombëtaren U-21 që drejtohet nga Alban Bushi.