Interi e konfirmon: Dëmtohet ky lojtar, mungon...

Interi zyrtarisht e ka konfirmuar se Joao Miranda vuan nga një tendosje në kofshe dhe me shumë mundësi do të humbë ndeshjen e fundjavës kundër Genoas.

Mbrojtësi brazilian u nxor nga loja i dëmtuar në fitoren e Interit ndaj Bolognas në fundjavë, ndërsa sot ai iu nënshtrova ekzaminimeve mjekësore.

“Joao Miranda i është nënshtruar ekzaminimeve klinike dhe instrumentale sot në Humanitas Institute of Rozzano. Ekzaminimi ka treguar për një tërheqje në kofshën e majtë. Për të do të pasojë punë individuale dhe gjendja e tij do të rivlerësohet në ditët në vazhdim”, thuhet në deklaratën e Interit.